Bajram Jashanica: Ballkani nuk do ndalet, do provojmë deri në fund

Mbrojtësi i Ballkanit, Bajram Jashanica ka folur pas disfatës. Ballkani u mposhtë në shtëpi 2:1 nga Sivasspor. Ekipi kosovar ishin më të mirë, por mungesa e konkretizimit ndikoi që të pësojnë disfatën e dytë në garat evropiane. Pas humbjes është edhe mbrojtësi i klubit nga Suhareka,  Bajram Jashanica tha se do rikthehen drejt fitore. “Kemi…

Sport

13/10/2022 23:15

Mbrojtësi i Ballkanit, Bajram Jashanica ka folur pas disfatës.

Ballkani u mposhtë në shtëpi 2:1 nga Sivasspor.

Ekipi kosovar ishin më të mirë, por mungesa e konkretizimit ndikoi që të pësojnë disfatën e dytë në garat evropiane.

Pas humbjes është edhe mbrojtësi i klubit nga Suhareka,  Bajram Jashanica tha se do rikthehen drejt fitore.

“Kemi bërë një pjesë të parë jashtëzakonisht të mirë, kurse në të dytën i lamë hapësira kundërshtarit.

Po të shfrytëzonim rastet ndeshja do shkonte më mirë.

Moskoncetrimi dhe lodhja ndikuan, por ne do luftojmë në dy ndeshjet e fundit

Ballkani nuk do të ndalet do provojmë deri në fund.

Besojmë te klubi rastësisht nuk jemi këtu, do provojmë ndaj atyre skuadrave.

Ju kërkojmë falje për humbje, pasi na dhemb edhe neve, por është kënaqësi ta shohim stadiumin e mbushur”.

Me këtë humbje Ballkani ka katër pikë, në vendin e fundit./Lajmi.net/