Australiania blen një ishull për 15 mijë dollarë, ndihmon qindra banorë (FOTO)

Melita Kolamandas Hunter fitoi mundësinë për të jetuar ëndrrën e saj. Nga një shtëpiake e thjeshtë australiane, ajo u kthye në një bashkëpronare të Song Sa, një ishull mahnitës privat në Cambodia.

Fun

13/04/2016 16:34

E gjitha filloi në vitin 2005 kur bashkëshorti i Melitës, Rory u ftua të punonte në Cambodia. Normalisht që gruaja e ndoqi atë në këtë aventurë të madhe. Pasi kaluan disa kohë në Cambodia, ata vendosën të qëndronin. Pas 16 vitesh çifti ende e dashuron këtë vend.

Melita arriti të blinte ishullin e braktisur për 15 mijë dhe e ktheu në një resort mbresëlënës.

Asaj iu deshën 2 vite e gjysmë, qindra njerëz, gjak,djersë dhe lot por në fund ajo e realizoi ëndrrën e saj.

Sot kjo parajsa e quajtur Song Saa Resort përbëhet nga 27 vila private, një restorant, një bar, spa dhe sigurisht një peizazh që të lë pa frymë.

Të gjitha shtëpitë në ishull janë të ndërtuara me materiale të qëndrueshme, dru lumi, dru nga varkat e vjetra, metal dhe gur.

Banorët e zonës i mirëpritën australianët dhe planet e tyre ambicioze. Cambodia ishte ende në fazën e paslutës kur çifti i siguroi punë popullsisë së saj. Përveç çështjeve mjedisore, Melita dhe Rory gjithashtu po ndihmojnë komunitetin me pastrimin dhe rinovimin e ishullit.

Të gjithë që vijnë në këtë ishull ndihmojnë me bamirësi. Falë përpjekjeve të Melitës, u krijua Rezervuari i pari i barrierës koralore duke rritur masën e saj 2 herë më shumë.

1257705-650-1460446501-raj-na-zemle-za-15-051257755-650-1460446501-raj-na-zemle-za-15-071257905-650-1460446501-1-11257955-650-1460446501-raj-na-zemle-za-15-021258005-650-1460446501-raj-na-zemle-za-15-101258055-650-1460446501-raj-na-zemle-za-15-081258155-650-1460446501-4-11258355-650-1460446501-raj-na-zemle-za-15-131258405-650-1460446501-raj-na-zemle-za-15-12