Adrien Rabiot ka vendosur për të ardhmen e tij

Adrien Rabiot përfundimisht e kërkon largimin nga PSG-ja.

Sport

31/10/2018 09:05

Adrien Rabiot fillimisht kishte vendosur ta nënshkruante kontratën e re, mirëpo tani ka ndryshuar qëndrim.

Mesfushori francez e dëshiron largimin nga PSG-ja në janar apo në afatin e verës së vitit 2019, atëherë kur i skadon kontrata, përcjell “lajmi.net”.

Rabiot ka pranuar 8 milionë euro pagë në sezon nga skuadra franceze, mirëpo ai kërkon mbi 10 milionë.

Kështu, të dyja palët kanë nuk kanë arritur një marrëveshje, andaj mesfushori do të largohet. /Lajmi.net/