Tableti E FUN Nextbook 8 lansohet sot

E FUN do ta lansojë tabletin e tij Nextbook 8 sot për vetëm $99, duke ju dhënë kështu përdoruesve një eksperiencë të Windows 8.1 në një tablet të çmimit të ulët.

Auto & Tek

14/11/2014 13:21

Njoftimi ishte bërë në blogun e Windows sot, duke e bërë të ditur se tableti do të jetë i gatshëm për tu blerë në dyqanet Walmart si pjesë e promocionit ‘Black Friday’.

Përdoruesit gjatë këtij promocioni do të fitojnë një mikro-kartë SD prej 16GB, duke e rritur kështu hapsirën interne të tabletit, transmeton Lajmi.net.

Përdoruesit do të përfitojnë edhe një abonim 1 vjeçar në Office 365 së bashku me 1TB hapsirë në OneDrive. Tableti ka një ekran 8 inç me një rezolucion 1280 x 800 piksel të përcjellur nga një kamerë 0.3 megapiksel përpara dhe një kamerë 2 megapiksel mbrapa.

Nën kapak tableti përmban një procesor Atom quad-core Z3735G 1.8GHz, 1GB RAM dhe hapsirën prej 16GB të mikro-kartës SD që e cekëm më lartë. Lidhjet në tablet përfshijnë WiFi dhe Bluetooth, dhe një senzorë që u mundëson përdoruesve të luajnë lojëra më mirë, transmeton Lajmi.net.

Tableti përmban edhe një video-dalje përmes portit HDMI, një hapsirë standarde për kufje dhe një mbushës. Mikro-karta SD do të jetë e gatshme me tabletin duke filluar nga 31 dhjetori.