Suspendohet Martino

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino do të shërbejë suspendimin për një ndeshje pas përjashtimit në duelin me Real Sociedadin të shtunën. 51-vjeçari u dërgua në tribuna nga gjyqtari David Fernandez Borbalan në përfundim të pjesës së parë të humbjes 3:1 në Anoeta, pasi ishte ankuar ndaj arbitrit në tunel. Martino do të shikojë nga tribunat…

Sport

26/02/2014 15:31

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino do të shërbejë suspendimin për një ndeshje pas përjashtimit në duelin me Real Sociedadin të shtunën.

51-vjeçari u dërgua në tribuna nga gjyqtari David Fernandez Borbalan në përfundim të pjesës së parë të humbjes 3:1 në Anoeta, pasi ishte ankuar ndaj arbitrit në tunel.

Martino do të shikojë nga tribunat duelin e skuadrës së tij kundër Almerias në La Ligë të dielën, pasi klubi ka njoftuar se nuk do të paraqet ankesë ndaj vendimit.

“Trajneri argjentinas u përjashtua pas përfundimit të pjesës së parë kundër Real Sociedadit dhe nuk do të jetë në bankinë për duelin me Almerian”, thuhej në komunikatën e Barcelonës.

“Barcelona nuk do të paraqet ankesë në Komisionin e Apelit”.

Humbja nga Sociedad e rrëzoi Barcelonën nga kreu i La Ligës, pasi kampioni në fuqi tani ka tri pikë më pak se Real Madrid.