SuperMan United

Rio Ferdinand beson se Manchester United mund të luftojë dhe fitojë të gjithë titujt e rëndësishëm gjatë këtij sezoni. Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand beson se skuadra aktuale e gjigantit anglez ka kapacitete të mjaftueshme për të fituar të gjithë titujt e rëndësishëm gjatë këtij stinori, pavarësisht largimit të menaxherit Sir Alex Ferguson. Menaxheri…

Sport

06/09/2013 10:28

Rio Ferdinand beson se Manchester United mund të luftojë dhe fitojë të gjithë titujt e rëndësishëm gjatë këtij sezoni.

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand beson se skuadra aktuale e gjigantit anglez ka kapacitete të mjaftueshme për të fituar të gjithë titujt e rëndësishëm gjatë këtij stinori, pavarësisht largimit të menaxherit Sir Alex Ferguson.

Menaxheri i ri David Moyes ka bërë një fillim aspak të lehtë të aventurës në Old Trafford duke rrëmbyer vetëm një pikë nga dy derbit kundër Chelseat dhe Liverpoolit.

Mirëpo, Ferdinand është optimist se kampioni në fuqi ka aftësi të luftojë në të gjitha frontet.

“Ne kemi skuadër të fuqishme, në gjendje t’i fitojë të gjitha. Ne e fituam ligën edicionin e kaluar duke e dominuar atë, nuk jemi bërë ekip i keq brenda natës. Ne besojmë plotësisht në kapacitetet tona”, deklaroi Ferdinand për Evening Standard.