Super Ibrahimovic, dy gola kundër FC Dallas

Dy golat nga Zlatan Ibrahimovic nuk mjaftuan për ekipin e Los Angeles Galaxy ndaj FC Dallas.

Sport

31/05/2018 09:13

Këtë herë 2-golëshi i Zlatan Ibrahimovic nuk i mjafton i Los Angeles Galaxy për të realizuar një tjetër përmbysje të madhe si ajo në derbin ndaj Los Angeles FC në debutimin e Ibrës në Major League Soccer.

I rikthyer nga skualifikimi sulmuesi suedez gjeti sërish rrugën e rrjetës në kampionatin amerikan por nuk mundi t’i evitonte humbjen skuadrës së tij.

Ibrahimovic i cili nuk u grumbullua në Botëororin rus nga Suedia, shënoi 2- herë fillimisht në të 69-ën dhe më pas në të 97-ën në humbjen 2-3 të Galaxy ndaj Dallas duke e bërë më pak dhimshme këtë disfatë për skuadrën kaliforniane, transmeton “SS”.

Me këto 2 gola Ibra u ngjit në kuotën e 5 finalizimeve në Major League Soccer ndërsa Los Angeles Galaxy nëse vazhdon me këto ritme do ta ketë shumë të vështirë kualifikimin në play-off.

YouTube player