Sunswift eVe mund të bëhet vetura e parë solare legale

Një ekip i studentëve kanë krijuar një veturë elektrike, e cila siç duket ta mbajë rekordin për shpejtësi menjëherë pasi të çertifikohet nga Federata Ndërkombëtare e Automobilëve (FIA).

Auto & Tek

08/08/2014 19:32

Vetura, e njohur si Sunswift eVe, mund të bëhet vetura e parë e legale në botë e fuqizuar me energji solare që do të dalë nëpër rrugë vitin tjetër.

Studentët, që të gjithë nga Universiteti i New South Wales në Australi, thanë për Washington Post se ata shpresojnë që rekordi i tyre do të jetë një rrugë drejt çertifikimit të veturës në vitin 2015.

Për të përmbushur këtë qëllim, ekipi duhet t’i përfundojë disa modifikime të vogla, duke shtuar dritat dhe rrotat e reja.

Përkundër faktit që kjo veturë ende nuk është aprovuar nga FIA, ekipi i Sunswift eVe thotë se kjo veturë mund të shkojë më shumë se 100 kmh.

Sunswift ka dy ulëse për pasagjerë dhe vjen e pajisur me qeliza solare prej silikoni, një bateri litiumi Panasonic dhe një dizajn lëkurë të jashtme nga fibrat e karbonit.

Bateria mund të mbushet nga prizat normale apo nga panelët solarë.