Sulmuesi pajtohet që të transferohet tek Chelsea

Maurizio Sarri ka kërkuar nga Chelsea një sulmues në janar.

Merkato

02/01/2019 10:07

Maurizio Sarri nuk është i kënaqur me Alvaro Moratan dhe Olivier Giroudn, andaj e kërkon një sulmues të ri.

Skuadra londineze thuhet se është e gatshme që ta transferoj Hirving Lozanon nga PSV, përcjell lajmi.net.

Sulmuesi meksikan u ka bërë me dije bluve se ai është i gatshëm që të transferohet në ‘Stamford Bridge’.

Kështu, Chelsea duhet t’i paguaj 40 milionë euro për ta transferuar Lozanon nga PSV-ja.

Në garë për transferimin e meksikanit janë edhe skuadrat si, Milan, Dortmud dhe PSG. /Lajmi.net/