“Sulmohet” David Cameron (Video)

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron është sulmuar nga një qytetar në mëngjesin e ditës së hënë.

Bota

27/10/2014 16:40

Cameron ndodhej në qytetin e Leedsit për të promovuar një plan të ri të qeverisë për trenat me shpejtësi të madhe, por derisa ai po dilte nga salla e konferencës është sulmuar nga qytetari.

Mediet britanike i kanë kritikuar ekipin e truprojave të kryeministrit që e kanë lejuar afrimin e qytetarit, rapoton BBC.

Policia ka njoftuar se 28 vjeçari i cili sulmoi kryeministrin, por që nuk arriti ta lëndonte, është arrestuar por më pas është liruar.

Policia beson se personi ka qenë duke vrapuar për të shkuar në një palestër aty pranë dhe sipas tyre ai pasi është kontrolluar është lëshuar sepse nuk ka paraqitur asnjë rrezik, transmeton lajmi.net.