Sulmi në Stamboll: 15 të huaj në mesin e viktimave, ende nuk dihet nëse ka shqiptarë

Në mesin e viktimave të sulmit në klubin e natës në Stamboll, i cili ndodhi në prag të Vitit të Ri ka të paktën 15 shtetas të huaj, kanë konfirmuar nga zyrtarët turq.

Bota

01/01/2017 08:22

Sipas informacioneve të fundit, persona të armatosur kanë vranë të paktën 39 persona, prej të cilëve 21 janë identifikuar – 15 janë të huaj, ndërsa gjashtë shtetas turq, raporton reuters, transmeton lajmi.net.

Ministri i Policisë turke , Sulejman SOJLE nuk ka zbuluar se prej cilave vende janë viktimat e këtij sulmi, por tha vetëm se “janë në kërkim për terroristët epërfshirë.”

Ambasada amerikane ka paralajmëruar qytetarët amerikanë t’i shmangen zonave  përreth klubit që është sulmuar. /Lajmi.net/