Subotic largohet nga Borussia Dortmund, befason me klubin e ri

Neven Subotic vendosi të largohej duke nënshkruar me Saint Etienne një marrëveshje 18-mujore.

Sport

26/01/2018 12:21

Neven Subotic largohet nga Borussia Dortmund pas 10 viteve.

Kontrata e mbrojtësit serb me klubin verdhezi skandonte në përfundim të këtij sezoni dhe palët nuk kishin nisur bisedimet për rinovimin e saj.

Për këtë arsye 29-vjeçari vendosi të largohej duke nënshkruar me Saint Etienne një marrëveshje 18-mujore. Lajmin e konfirmoi vet klubit francez në faqen zyrtare, ku citoi gjithashtu edhe deklaratën e lojtarit i cili shprehej i gatshëm për të ndihmuar sa më shumë skuadrën gjatë kësaj kohe.