Suarez mposht Neymarin dhe Messin me trofe

Luis Suarez është bërë lojtari i parë i Barcelonës i cili ka fituar një trofe personal këtë sezon, duke e kaluar Neymarin dhe Messin.

Sport

24/05/2015 22:23

Luis Suarez ka arritur të fitojë trofeun EFE, trofe ky që jepet për lojtarin latin më të mirë të La Ligas.

Suarez ka arritur të fitojë këtë trofe, falë performancave fantastike që kishte me fanellën e Barcelonës në La Ligë në sezonin 2014-15.

“Unë ndihem shumë mirë për këtë çmim. Jam krenar që në stinorin tim të parë e kam fituar këtë çmim, marrë parasysh sa lojtarë të mrekullueshëm latin luajnë në ligë”, u shpreh Suarez pasi fitoi këtë trofe.