Suarez: Ja pse nuk jam nominuar për Topin e Artë

Përforcimi i ri i Barcelonës, Luis Suarez thotë se nuk u nominua në rrethin e gjerë prej 23 kandidatëve për Topin e Artë, për shkak të incidentit që shkaktoi gjatë Kampionatit botëror në Brazil.

Sport

13/11/2014 22:28

Përforcimi i ri i Barcelonës, Luis Suarez, ka shprehur bindjen e tij se nuk u inkuadrua në rrethin e gjerë prej 23 kandidatëve për Topin e Artë, për shkak të incidentit që shkaktoi gjatë Kampionatit botëror në Brazil.

Sulmuesi i Uruguait e kafshoi mbrojtësin e Italisë, Giorgio Chiellini, dhe u dënua me katër muaj moslojë nga FIFA.

Kjo sipas tij i kushtoi me përfundimin jashtë listës së gjerë të 23 futbollistëve në garë për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë.

“Jam i sigurt se nuk jam nominuar për shkak të asaj që kam bërë në Kampionatin botëror. Por, në atë rast, është dashur t’i heqin edhe ata që nuk kanë bërë asgjë në Brazil. Kjo dhemb, kam kaluar një stinor të mrekullueshëm në Liverpool. Por, në jetë gjithmonë ekziston edhe një tjetër shans. Me siguri se do të vjen”, deklaroi Suarez.