Sturridge befason tifozët me vendimin e tij në Liverpool

Daniel Sturridge ka paralajmëruar qëndrimin te "Reds" për sezonin e ri.

Sport

18/07/2018 12:39

Daniel Sturridge ka vendosur të mbetet në Liverpool.

Sulmuesi anglez ka paralajmëruar qëndrimin te “Reds” ku dëshiron të konkurrojë për një vend në formacionin bazë të menaxherit Jurgen Klopp.

“Dua të mbetem në Liverpool dhe të gjej hapësirën time”, deklaroi Sturridge, përcjell “lajmi.net”.

Sturridge do të ballafaqohet me konkurrencë të fortë në sulmin e Liverpoolit. /Lajmi.net/