Sterling befason Man Cityn, transferohet në La Ligë

Raheem Sterling ka ofertë për largim nga Manchester City.

Merkato

05/12/2017 11:38

Manchester City i ka ofruar sulmuesit Raheem Sterling një rinovim kontrate që do e bënte futbollistin më të paguar në Premier League.

Por, anglezi nuk e ka ndarë ende mendjen për të firmosur sepse, sipas “Daily Mirror”, 22-vjeçari po pret një ofertë nga Reali i Madridit.

Duke parë se klubi kampion Europe në fuqi ka probleme në krahun e djathtë të sulmit për shkak të dëmtimeve të shpeshta të Gareth Bale, Sterling ka “paralizuar” rinovimin për momentin.

Në 18 ndeshje zyrtare këtë sezon, Sterling ka shënuar 13 gola.