Sterling afër vazhdimit të kontratës, dëshpëron Realin

Super talenti i Liverpoolit, Raheem Sterling ndodhet shumë afër vazhdimit të kontratës së tij me skuadrën nga Anfield, duke shuar kështu shpresat e Realit për ta transferuar atë.

Sport

04/01/2015 12:40

Sipas mediave angleze, lojtari anglez do të mbetet edhe më tutje pjesë e The Reds dhe do të përfitojë 100 mijë funte në javë.

20 vjeçari ka edhe dy vite në kontratën e tij aktuale, mirëpo Brendan Rodgers dëshiron që Sterling ta vazhdoj kontratën duke e blinduar atë në Anfield.

Finalizimi i gjithçkaje rreth kësaj kontrate pritet të bëhet në fund të këtij muaji, njoftojnë mediat angleze. Sterling është lojtari kryesor i Liverpoolit.