Starova flet pas ardhjes në futbollin kosovar

Ai ka thënë se shpreson të japë kontributin e tij në elitën e futbollit kosovar.

Sport

20/03/2018 23:11

Trajneri i mirënjohur shqiptar, Sulejman Starova ka konfirmuar marrëveshjen me Feronikelin.

Ai ka thënë se shpreson të japë kontributin e tij në elitën e futbollit kosovar.

“Po kam firmosur për Feronikelin. Shpresoj të jap kontributin tim atje dhe të realizojmë objektivin”, deklaroi Starova për Panorama Sport.

Më herët gjatë ditës së sotme, u përfol se edhe Klodian Duro mund të ishte trajneri i mundshëm për Feronikelin, por mbrëmjen e sotme është zyrtarizuar ‘Bobi’ në pankinën e ekipit kosovar.

Feronikeli mbeti pa trajner, pas largimit ditën e djeshme të Ismet Munishit.