Spot, qeni robot i Google

Në videon e shfaqur në YouTube shihet se si qeni robot i krijuar nga Google reagon ndaj shkelmimeve të njerëzve sikur të ishte i vërtetë.

Auto & Tek

10/02/2015 16:38

Prej se Google e bleu Boston Dynamics në vitin 2013, kompania ka filluar të ketë një qëllim për atë se çfarë të prodhojë në të ardhmen.

Roboti me katër këmbë duket si një qen i vërtetë teksa lëvizë nga zyra për në oborr ku më pas ngjitet në mal dhe shkallëve lartë, transmeton Lajmi.net.

Ai gjithashtu ushtrohet edhe në vrapim së bashku me një njeri, ku thjeshtë duket mahnitës. Do të dëshironit një qen të tillë? Shikojeni videon më poshtë: