Spjegon 10 minuta për zërin, më pas bën diçka që e aktivizon të gjithë klasën (Video)

I paraqitur si mësues fizike, ky beatboxer shkoi në një klasë dhe filloi të spjegojë dhjetë minuta për zërin.

Fun

27/02/2017 13:45

Pas këtyre dhjetë minutave ai filloi të ju thotë nxënësve se në këtë formë nuk do të mësojnë asgjë.

Prandaj, mësimet bazike të zërit, ai filloi t’i paraqesë në një tjetër formë, shkruan lajmi.net

Ky “mësues” nisi të bëjë beatbox dhe në këtë mënyrë aktivizoi të gjithë klasën.

Ata duartrokitën, brohoritën dhe e mirëpritën këtë sjellje të mësuesit. Pasi përfundoi, kameramanët dolën në klasë dhe për t’u prezantuar, ngase të gjithë këta nxënës kishin qenë në provë për mënyrën si të mësonin më lehtë. /Lajmi.net/

YouTube player