Spiunohet ‘pickup-i’ i ri nga Mercedes

Është përfolur shumë për një makinë të re nga Mercedes, që do të ketë rimorkio.

Auto & Tek

28/06/2016 03:10

Derisa shumë kanë thënë se kjo është e tepruar dhe se do të dilte nga ‘linjat luksoze’ që kanë modelet kësaj kompanie prestigjioze, shoferët që bartin mallra janë gëzuar pas lajmit për këtë makinë.

E, spiunët e veturave i kanë rënë pas dhe e kanë fotografuar veturën e kamufluar, që sipas të gjitha gjasave do të jetë një ‘pickup’, transmeton Telegrafi.

Automobili i lartë, i gjerë, me katër dyer dhe me trup të mbështjell me folie kamuflazhi, e ka pasur edhe një rimorkio relativisht të madhe.

Në atë pjesë ishin disa gjësende të mbuluara, që dyshohet se kanë qenë të rënda, për të testuar fortësinë e pjesës së pasme.

Madje, shoferi i makinës që po testohej, i ka ‘përshëndetur’ fotografët duke ua treguar gishtin e mesit. /Telegrafi

pickup-i-2

pickup-i-3 pickup-i-5 pickup-i-6 pickup-i-7