Spectre x360, laptopi më i mirë nga HP

Spectre x360 i HP është laptopi më seksi që kompania ka krijuar ndonjëherë. Ai vjen me një çmim prej $900 me një procesor i5 të Intel Core, 4GB RAM dhe 128GB të SSD.

Auto & Tek

01/03/2015 14:12

Është një vit i mirë ky për të blerë një PC. Jo vetëm se Windows 10 do të jetë i gatshëm për kompjuterët plotësisht më vonë këtë vit, por për shkak që laptopi i ri nga HP do të jetë një konkurrent i madh në tregun e kompjuterëve.

x360 i HP është 13.3 inç laptop hibrid 2 në 1, që vepron përmes Windows 8.1 dhe që e imiton laptopin Lenovo Yoga 2 Pro. Sikur rivali i tij, ky laptop mund të gjendet edhe në modelin tablet, transmeton Lajmi.net.

Por, përderisa laptopët e Lenovo janë të bërë nga plastika, HP përdori rrugën Premium për të vendosur kornizë alumini dhe xhevahire në skaje të laptopit. Rezultati është një dizajn i mrekullueshëm.

Plastika e vetme që do ta gjeni në këtë laptop është tastiera e tij. Ka dy variante në rezulucionit të ekranit me prekje: HD të plotë (1,920 x 1,080) dhe Quad HD (2,560 x 1,1440). HP u sigurua që në laptopin e tij të futë gjeneratën e pestë të procesorëve të Intel të cilët punojnë në 2.2GHz.

Këtu janë çmimet:
Intel Core i5 procesor, 128GB SSD, 4GB RAM, Ekran me HD të plotë – $900
Intel Core i5 procesor, 256GB SSD, 8GB RAM, Ekran me HD të plotë – $1000
Intel Core i7 procesor, 256GB SSD, 8GB RAM, Ekran me HD të plotë – $1,150
Intel Core i7 procesor, 512GB SSD, 8GB RAM, Ekran Quad HD – $1,400

Fotografitë e laptopit:
hp-spectre-x360-10we2vlhzgvmuteodwsi9nScreenshot_7187027