Specifikat e plota të celularit të ri Nokia C1

Më herët këtë vit Nokia konfirmoi planet për rikthimin në biznesin e celularëve të mençur, dhe shumë shpejt pas këtij konfirmimi, Nokia zbuloi një produkt të ri i cili do të garojë me celularët e tjerë.

Auto & Tek

08/09/2015 10:48

Imazhet e zbuluara nga disa faqe në internet kanë treguar atë se si duket ky celular i Nokia, i cili ka ngjashmëri me Xiaomi Mi 4i.

Së bashku me imazhet e zbuluara të Nokia C1, tani janë zbuluar edhe specifikat e këtij celulari. Nokia C1 do të ketë një ekran 5-inç FHD, një kamerë mbrapa prej 8MGP dhe një kamerë për selfie prej 5MGP, transmeton Lajmi.net.

Celulari do të veprojë përmes sistemit Android dhe do të jetë i fuqizuar nga një çip i Intel dhe do të përmbajë 2GB RAM.

Siç dihet, Nokia nuk mund ta përdorë markën e saj për celularë deri më 2016, për shkak të blerjes së saj nga Microsoft. Por, në vitin e ardhshëm, kompania do të mund ta lansojë këtë celularë së bashku me emrin e saj në të.