Special One vs Happy One

Jose Mourinho u rikthye në drejtim të Chelseas gjatë verës, pas largimit nga Real Madrid. Ai e ka nisur aventurën e dytë në postin e menaxherit të gjigantit londinez, por qka ka ndryshuar në skuadër nga koha kur erdhi së pari më 2004 e qëndroi deri më 2007? Aso kohe klubi ishte në zhvillim e…

Sport

10/10/2013 11:17

Jose Mourinho u rikthye në drejtim të Chelseas gjatë verës, pas largimit nga Real Madrid. Ai e ka nisur aventurën e dytë në postin e menaxherit të gjigantit londinez, por qka ka ndryshuar në skuadër nga koha kur erdhi së pari më 2004 e qëndroi deri më 2007?

Aso kohe klubi ishte në zhvillim e sipër dhe shpenzoi rreth 110 milionë euro në angazhimin e futbollistëve si Cech, Ferreira, Carvalho, Morais, Jarosik, Tiago, Robben, Kezman e Drogba. Aspak keq.

Mourinho e përshkroi veten si Special One. Ky Chelsea, pas humbjes më 16 tetor në udhëtim te Manchester United, nuk humbi më, dhe fitoi titullin me rekord prej 95 pikësh, dhe u ndal vetëm nga ‘goli fantazmë’ i Luis Garcias në gjysmëfinalen e famshme të Ligës së Kampionëve të humbur nga Liverpooli i Rafa Benitezit.

Përveç kësaj, Mourinho humbi vetëm tri herë në 41 ndeshje zyrtare? Pse kjo statistikë, do ta kuptoni tani. Kaloi gati një dekadë prej kur erdhi fillimisht në klub, Mourinho dhe pronari i Chelseas, Roman Abramovich duken më ndryshe. Chelsea nuk shpenzon shumë si dikur dhe Mourinho nuk vjen në klub si pushtues i Evropës, siq kishte bërë në aventurën e parë pas suksesit me Porton në Ligën e Kampionëve.

The Happy One-  i lumturi – jo Special One, strategu nga Setubal ka gjetur lumturinë në Stamford Bridge dhe atmosferën e përkrahjes që ai e dashuron. Madje atij i rrodhën lotët nga pritja e ngrohtë në duelin kundër Hull Cityt.

Përveç ndryshimeve tek ai, edhe Chelsea tani ka një skuadër sado pak më ndryshe. Hazard, Oscar, Mata, Torres……..Eto’o, shumë ndryshime.