Spalleti insiston se Candreva nuk largohet nga Inter

Trajneri i Interit, Luciano Spalleti edhe një herë e ka përsëritur se anësori, Antonio Candreva nuk do të largohet nga skuadra.

Sport

29/07/2017 23:48

Ai kështu i ka mohuar spekulimet që e lidhnin lojtarin me një kalim te Chelsea, transmeton lajmi.net

“Absolutisht jo. Shumë gjëra kanë ndodhur, por ne do ta mbajmë Candrevan”, tha Spalleti.

Trajneri gjithashtu foli edhe për të ardhmen e Perisic, të cilin e cilësoi si lojtar shumë të nevojshëm për skuadrën. /Lajmi.net/