Sony Xperia Z5 do të ketë kamerë 23 megapikselë (Foto)

Sony do të prezantojë së shpejti gjeneratën e pestë të telefonave të saj inteligjentë të serisë Xperia. Janë publikuar në internet disa informacione dhe pamje të Xperia Z5. Një nga veçoritë më të rëndësishme të këtij telefoni inteligjent do të jetë kamera e tij kryesore, ku burime të ndryshme konfirmojnë se do të jetë 23 megapikselë me sensorin Exmor RS.

Auto & Tek

30/08/2015 20:16

Kamera thuhet gjithashtu se do të ketë aftësi të avancuar fokusimi, që do të mundësohet nga sistemi hibrid i vetë-fokusimit.

Sony Xperia Z5 2Përveç kamerës së telefonit, thuhet gjithashtu se Xperia Z5 do të ofrohet në tri ngjyra të ndryshme – të bardhë, gold dhe të bruztë. Telefoni do të ketë një dizajn pothuajse të ngjashëm me paraardhësit e tij.

Sony Xperia Z5 3Sony Xperia Z5 do të prezantohet më 2 shtator, gjatë eventit IFA 2014. Bashkë me të priten të prezantohen edhe Xperia Z5 Compact dhe Xperia Z5 Premium me ekran 4K./krokodili