Sony Xperia C3 i ri është ideal për selfie

Celulari Sony Xperia C3 përmban një kamerë 5 megapiksel para me blic, duke bërë kështu që selfiet tua të duken më të bukura.

Auto & Tek

08/07/2014 23:07

Është e vërtetë se selfiet janë bërë hit në mbarë botën, dhe me këtë shkak Sony ka ndërtuar një kamerë të kualitetit të mirë në celularin e fundit të tij, për ta bërë Sony Xperia C3 “celularin më të mirë në botë për selfie”.

Fjala “selfie” – që i referohet një fotografie të bërë vetes, vetëm ose me shokë – ishte shtuar në fjalorin anglez të Oksfordit vitin e kaluar.

Celulari i ri 5.5 inç C3 Android është shumë i optimizuar për selfie dhe përmban një kamerë profesionale shumë të fuqishme për selfie. Që do të thotë se kualiteti i zakonshëm i dobët i kamerës përpara është hequr dhe është rritur në 5 megapiksel, kështu që tash mund ta fotografoni vetën pa e sakrifikuar kualitetin e fotografisë.

Kamera e një formati të gjerë 25mm gjithashtu përmban dritë LED për tu përshtatur në çdo mjedis. Ju mund të bëni fotografi duke e prekur dy herë telefonin prapa, ose duke vendosur efektin “Smile Shuter” për të kapur fotografi sapo të detekton buzëqeshjen.

Pasi që të keni bërë një fotografi ju mund të shtoni edhe efekte ekstra në të, si kapela të piratëve apo sy me laser. Prapa në celularë është e vendosur një kamerë 8 megapiksel.

Përveç kamerës së bukur, celulari është i fuqizuar me sistemin Android 4.4 KitKat dhe një procesor 1.2GHz me 1GB RAM. Nën ekranin 720 piksel është një hapsirë për ruajtjen e tërë këtyre selfie-ve dhe të dhënave të tjera prej 8GB.

Celulari vjen në ngjyrë të zezë, të bardhë dhe ngjyra mint dhe është 7.6mm i hollë dhe peshon 150g.