Sony shfaqë televizionin më të hollë se një iPhone 6

Televizionet 4K të Sony janë aq të hollë sa që anët e pajisjes pothuajse zhduken tërësisht kur montohen në mur.

Auto & Tek

06/01/2015 10:04

Televizionet 4K të Sony janë të hollë vetëm 4mm. Në këtë mënyrë, kjo do të thotë se këto televizione janë më të hollë se një iPhone 6, që është nën 7mm.

Përparësia e të pasurit një televizion të hollë, thotë Sony, është që ata shfaqen krejtësisht lundrues dhe duken sikur janë të futur në mure kur montohen, transmeton Lajmi.net.

Televizionet janë të pajisura me procesorin e ri të Sony – X1 4 – që përmirëson rezolucionin, vargjet dinamike dhe ngjyrat.

Televizioni do të punojë me një karakteristikë të fundit nga Google – Google Cast – që i lejon përdoruesit të luajnë këngë dhe video nga një celularë.