Snapchat me ndryshime unike, që do të ju pëlqejnë

‘Snapchat’-i ka njoftuar të martën një sërë përditësimesh që do të rrisin funksionin e chat-it të saj me një larmi karakteristikash multimediale.

Auto & Tek

31/03/2016 01:00

Me përditësimin e fundit, ‘Snapchat’-i ka shtuar më shumë se 200 sticker të cilët mund të gjenden me fjalë ose simbole si në rastin e ‘Facebook Messenger’.

Risi është edhe opsioni i thirrjeve me video edhe kur personi që ju kërkoni nuk është i pranishëm në chat. Gjithashtu mund të zgjidhni të bisedoni përmes audios dhe të kaloni automatikisht në video gjatë kohës që çatoni.

Një tjetër tipar i ri i chat-it është edhe kamera roll nga ekrani i mesazheve. E thënë më thjeshtë, prekni ikonën e njohur të fotove dhe mund të dërgoni gjatë bisedës në chat fotot ose videot që dëshironi. Madje edhe gjatë bisedave me video ju mund të shkëmbeni me bashkëbiseduesin foto./techsot.al