Skuadra e re e Simeones?

Mediat angleze kanë filluar të raportojnë se trajneri aktual i Atletico Madridit, Diego Simeone mund të jetë zëvendësues i Manuel Pellegrinit te skuadra e Manchester Cityt.

Sport

03/11/2014 09:09

The Mail raporton se Diego Simeone mund të jetë zëvendësues i Manuel Pellegrinit te skuadra e Manchester Cityt.

Pellegrini mund të shkarkohet në fund të sezonit, pasi skuadra tashmë e disa vite nuk është duke u treguar sfiduese në Ligën e Kampionëve.

Nëse City këtë sezon nuk e kalon fazën grupore, atëherë Pellegrini sipas të gjitha gjasave do të largohet. Simeone pritet të jetë zëvendësuesit i tij.