Skriniar – Barcelona, lajmi i fundit nga “Mundo Deportivo”

Barcelona ka shtuar përpjekjet për transferimin e mbrojtësit të Interit, Milan Skriniar.

Sport

29/09/2018 10:54

Milan Skriniar vazhdon të zgjojë interesim nga Barcelona.

Mbrojtësi i Interit është shfaqur përsëri si objektiv për transferim te klubi i madh nga La Liga.

“Mundo Deportivo” shkruan se përfaqësues të Barcelonës janë takuar me menaxherin e Skriniar për të tentuar ta bindin të largohet nga Inter duke kaluar në Camp Nou.

Trajneri Ernesto Valverde ka kërkuar transferimin e një qendërmbrojtësi të ri dhe Skriniar kryeson listën e kërkesave të tij, përcjell “lajmi.net”.

Skriniar së fundmi ka qenë i përfshirë në bisedime me Interin për vazhdimin e kontratës.

Por, Barcelona vazhdon të jetë e interesuar për blerjen e tij gjatë vitit 2019. /Lajmi.net/