Skandal në SHBA, ndeshja luhet më fushën më të vogël ndonjëherë (VIDEO)

Ndeshja e Ligës Kombëtare të Futbollit të Femrave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mes New York Flash dhe Seattle Reign është zhvilluar në një fushë larg standardeve të parapara.

Sport

10/07/2016 10:53

New York Flash dhe Seattle Reign u detyruan të luanin në një fushë tejet të ngushtë dhe të shkurtër, për shkak se në stadiumin ku duhej të zhvillohej ky takim, ishte duke u mbajtur një koncert.

Pas ndeshjes, komisioneri i ligës, Jeff Push, kërkoi falje për këtë lëshim të bërë, përcjell Lajmi.net.

“Dimensionet e fushës nuk ishin në standardin tonë, por për shkak të faktorëve të ndryshëm, zyra e ligës mori një vendim që të bënte përjashtim për këtë ndeshje dhe ky ishte një vendim i gabuar”, u shpreh Push.

“Si një ligë profesionale, ne duhet të sigurohemi që integriteti i lojës të respektohet brenda dhe jashtë fushës. Ne nuk e bëmë këtë sonte dhe u kërkojmë falje lojtarëve të NWSL, trajnerëve dhe tifozëve”, shtoi ai.

YouTube player

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.