Siri së shpejti do të flasë edhe 7 gjuhë të tjera

Përditësimi më i fundit beta për iOS do të mbështesë më shumë gjuhë për Siri-në, duke përfshirë gjuhën ruse, daneze, portugeze, holandeze, turke, tailandeze, suedeze dhe angleze për Indi.

Auto & Tek

25/02/2015 13:01

Ky përditësim për celularët e Apple është ende në versionin beta, kështu që përdoruesit e rregullt nuk do të jenë në gjendje që të kenë qasje në gjuhët e reja tek konfigurimet.

iOS 8.3 pritet që të lansohet më vonë këtë pranverë, transmeton Lajmi.net.

Konfigurimet e gjuhës për Siri-në mund të ndryshohen duke u qasur në panelin ‘Siri settings’ në iPhone dhe iPad.

Siç edhe shihet, edhe në këtë përditësim nuk do të jetë i futur gjuha shqipe, për të cilën shpresojmë se do të bëhet e gatshme në përditësimin e radhës të Siri-të.