Simulimet? Mençuri

Sergio Busquets i doli në mbrojtje bashkëlojtarit të tij nga Barcelona, Neymar, por edhe vetvetes duke i përshkruar rastet e simulimeve si veprime të mençura në momente të caktuara. Busquets, e sidomos Neymar vazhdimisht akuzohen se simulojnë duke mashtruar gjyqtarin që të ndëshkojë futbollistët kundërshtarë. Por, mesfushori spanjoll ka arsyetuar veten dhe Neymarin duke thënë:…

Sport

11/10/2013 09:58

Sergio Busquets i doli në mbrojtje bashkëlojtarit të tij nga Barcelona, Neymar, por edhe vetvetes duke i përshkruar rastet e simulimeve si veprime të mençura në momente të caktuara.

Busquets, e sidomos Neymar vazhdimisht akuzohen se simulojnë duke mashtruar gjyqtarin që të ndëshkojë futbollistët kundërshtarë.

Por, mesfushori spanjoll ka arsyetuar veten dhe Neymarin duke thënë: “Simulimet? Nuk janë mashtrime, janë veprime të mençura. Është një debat që nuk duhet ta kemi sepse nuk është çështje e vërtetë. Është shumë lehtë të etiketoni njerëzit”, deklaroi Busquets për Cadena COPE’s ‘El Partido de las 12’.

“Jemi befasuar sa shpejt është adaptuar Neymar sepse duke llogaritur moshën e tij, është në një shtet të ri dhe filozofi tjetër”, përfundoi ai.