Simulim qesharak nga Pepe në duelin ndaj Marokut

Medhi Benatia e preku në krah, shikojeni reagimin nga Pepe.

Sport

20/06/2018 16:27

Pepe është shndërruar në objekt të talljeve pas pëfundimit të ndeshjes mes Portugalisë dhe Marokut në Grupin B të Kampionatit botëror.

Mbrojtësi u rrëzua lehtë në tokë pas një prekje në krah nga Medhi Benatia.

Mënyra e rrëzimit teatral nga Pepe ka bërë që ai të përfundojë si ngjarja më komike e ditëve të para të këtij Kampionati botëror. /Lajmi.net/

YouTube player