Simeone zgjedh golin më të bukur se ai i Ronaldos

Diego Simeone ka zgjedhur një shembull të një goli tjetër që ai beson se ishte më i bukur se ai i portugezit.

Sport

05/04/2018 09:22

Diego Simeone nuk beson se Cristiano Ronaldo ka realizuar golin më të bukur në histori në fitoren e Real Madridit ndaj Juventusit me rezultat 3:0 në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Atletico Madridit ka zgjedhur një shembull të një goli tjetër që ai beson se ishte më i bukur se ai i portugezit.

Simeone e kishte fjalën për Enzo Francescolin, që kishte shënuar një gol të bukur në Poloni në vitin 1986.

E keni parë golin e Francescolit? Jo, shikojeni, e pastaj flasim. Shikojeni, shikojeni dhe pastaj flasim”, ishte përgjigjja e Simeones.

Gazetari insiston: “Më i mirë se i Cristianos?”

Simeone: “Shikojeni dhe flasim, sepse nëse nuk e shikon nuk kemi si të flasim”. /Lajmi.net/