Simeone: Nëse ky futbollist nuk transferohet në Atletico, do të largohem..

Diego Simeone ka kushtëzuar Atletico Madridin në lidhje me qëndrimin e tij në postin e trajnerit.

Sport

31/05/2016 10:29

Diego Simeone ka njoftuar Atletico Madridin se do të qëndrojë në klub vetëm në rast të transferimit të sulmuesit Diego Costa.

Ish anëtari i ekipit nga Vicente Calderon është dëshirë e madhe e Simeones për sezonin e ri, ka bërë të ditur “Daily Star”.

Costa ka kaluar një edicion të vështirë në Chelsea dhe spekulohet se mund të largohet nga klubi, gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “Lajmi.net”.

Andaj, Simeone e pret në Madrid, përndryshe mund të tërhiqet nga posti i trajnerit.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.