Si do të ishte bota nëse njerëzit do të zhdukeshin? (Video)

Nëse fundi i botës do të vinte dhe njerëzit do të zhdukeshin nga faqja e Tokës, çfarë do të ndodhte me planetin?

Fun

23/11/2016 10:08

Sipas një videoje në “YouTube”, Tokës nuk do t’i nevojitej shumë kohë që të “ristartonte” veten – por procesi do të ishte i tmerrshëm.

Pak orë pas zhdukjes sonë, dritat në të gjithë botën do të ndaleshin.

Dy ose tri ditë më vonë, shumica e sistemeve të trenave nëntokësorë do të përmbyteshin. Dhe një muaj më vonë, uji i ftohtë në stacionet e energjive nukleare do të zhdukej.

Të vetmet dëshmi të ekzistencës sonë do të ishin gjërat që i kemi bërë prej guri, si për shembull piramidat në Egjipt, Muri i Madh i Kinës dhe Mount Rushmore.

YouTube player