Si ta shikoni prezantimin e iPhone 6S live?

Dy iPhone të rinj po vijnë! Apple do t’i prezantojë ata sot, së bashku me disa gjëra të tjera në ngjarjen që do të fillojë në ora 10 në mëngjes në San Francisko (në ora 19:00 sipas kohës sonë).

Auto & Tek

09/09/2015 14:23

Një video transmetim i kësaj ngjarje do të jetë në dispozicion për t’u shikuar në Apple.com/live.

Transmetimi funksionon vetëm në pajisjet iOS duke e vizituar linkun në Safari. Nëse e shikoni atë në kompjuter, ju duhet të përdorni Safari-në për të pasur qasje në transmetim, transmeton Lajmi.net.

Nëse jeni përdorues i Windows apo Android, atëherë nuk mund ta shikoni live transmetimin.