Si mund ta mbajmë nën kontroll sëmundjen e diabetit?

Diabeti është një sëmundje që karakterizohet nga nivel i lartë glukoze (ose sheqerit) në gjak.

Lifestyle

12/11/2016 08:13

Ky nivel i lartë glukose është i shkaktuar nga paftësia e organizmit për të përdorur insulinën e vet për të tretur sheqerin. Përgjithësisht besohet se faktorët kryesorë që çojnë në diabet janë: gjenet e predispozuara, ushqim jo i ushqyeshëm, mungesë aktiviteti fizik, mbipesha…

Hapat në vazhdim do t’ju ndihmojnë të mësoni më shumë se si mund ta mbani nën kontroll diabetin.
-Ushqehuni shëndetshëm. Nëse keni mbipeshë trupore ose obezitet bisedoni me dietologun për përcaktimin e dietës së rekomanduar tek ju. Përpiquni të evitoni ushqimet me yndyre dhe karbohidrate (sheqerna).

-Masni nivelin e glukozës (sheqerit): Bisedoni me mjekun endokrinolog (diabetolog) për menyren se si duhet të kontrolloni nivelet e glukozës në shtëpi.

-Kryeni aktivitet fizik. Stërvitjet ditore mund t’u ndihmojnë të përmirësoni nivelet e glukozës në gjak tek personat me diabet, por merni miratimin e mjekut tuaj për të percaktuar llojet e aktivitetit fizik që duhet të kryeni.

-Përpiquni të bëni matje të shpeshta të glukozes edhe esell edhe dy ore pas ushqimit dhe matjen ne laborator çdo tre muaj te HbA1c (analize qe tregon mesataren e glukozes ne gjak per dy-tre muajt e fundit).
Personat me risk janë: personat me mipeshe trupore, personat me sëmundje të zemrës dhe hipertension arterial, personat që kanë të afërm me diabet, femrat shtatzane apo qe kane lindur femije > 4 kg, personat > 45 vjeç, dhe personat me dislipidemi (rritje te yndyrnave ne gjak).