Si dallojnë binjakët identikë dhe jo identikë

Binjakët jo identikë( dyzigotikë) janë binjakë që vijnë si pasojë e fertilizimit (pllenimit) të dy vezëve të ndryshme nga dy spermatozoid të ndryshëm.. Zakonisht zhvillohen në 2 placenta amniotike të ndara.

Lifestyle

13/08/2018 17:57

Ndërsa binjakët identike ose monozigotët mund ose nuk mund të ndajnë të njëjtën placente amniotike,për shkak të fertilizimit të një veze të vetme e cila shpërbehet në dy embrione identike.

Nëse binjakët janë një djalë dhe një vajzë, është e dallueshme që ata janë binjakë vëllezër ( jo identike), pasi ata nuk kanë të njëjtin ADN. Një djalë ka kromozome XY dhe një vajzë ka kromozome XX. Çifti I binjakëve vajzë –djalë ndodh vetëm atëherë kur një vezë X është fekonduar me një spermë X dhe një spermë Y fertilizon vezën e X.

Ndonjëherë mjekët identifikojnë binjakët e seksit të njëjtë si identikë ose si jo identikë thjesht duke u bazuar nga ekzaminimet me ultratinguj ose duke ekzaminuar membranat tyre gjatë lindjes.

Mënyra më e mirë për të përcaktuar nëse binjakët janë identikë ose jo identike realizohet nëpërmjet ekzaminit të ADN-së të secilit fëmijë. Ka patur raste kur një familjeje iu është thënë se binjakët e tyre janë jo identikë duke u bazuar nga ekzaminimi placentës, por ka rezultuar e kundërta.

Ekzistojnë laboratorë që, për një tarifë të caktuar , i dërgojnë familjeve kuti për mbledhjen e kampionit të ADN-së për të përcaktuar nëse binjakët janë identikë ose jo identikë. Për të provuar një gjë të tillë prindërit fërkojnë me tampon faqet e brendshme të binjakeve për të marrë një kampion ADN-je dhe ia dërgonjnë kutinë përsëri në laborator për të pritur rezultatet.

Binjakët identike kanë të njëjtën ADN megjithatë, ato nuk mund të duken saktësisht identike me njëri-tjetrin për shkak të faktorëve mjedisorë siç janë pozicioni i mitrës dhe përvojat jetësore pas lindjes.

ADN-ja e një fëmijë përshtatet vazhdimisht me eksperiencat e tij .Me kalimin e kohës pjesë të ndryshme të AND-së mund të shkaktohen dhe si rezultat i mjedisit rrethues . AND-ja e një çifti binjkësh arrin të bëhet më e dallueshme qofshin ato identikë ose jo identikë./pernenat

binjaket identik