Reagon për herë të parë Besa Kokëdhima -“Më vjen keq që nuk kaluam në finale”

Mbrëmë është mbajtur gjysmëfinalja e dytë e Eurovision 2024, ku Shqipëria nuk arriti të kualifikohet për finalen e se shtunës. Përfaqësuesja e Shqipërisë këtë vit ka qenë Besa Kokëdhima me këngën ‘Titan’, shkruan lajmi.net. Këngëtarja ka reaguar sot për herë të parë, duke u shprehur se është shumë mirënjohëse për mesazhet që ka pranuar. Ajo…

ShowBiz

10/05/2024 17:48

Mbrëmë është mbajtur gjysmëfinalja e dytë e Eurovision 2024, ku Shqipëria nuk arriti të kualifikohet për finalen e se shtunës.

Përfaqësuesja e Shqipërisë këtë vit ka qenë Besa Kokëdhima me këngën ‘Titan’, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka reaguar sot për herë të parë, duke u shprehur se është shumë mirënjohëse për mesazhet që ka pranuar.

Ajo gjithashtu ka thënë që i vjen keq që nuk është kualifikuar në finale dhe se rregullat janë të tilla.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja. E kemi bërë një punë shumë serioze dhe shumë rigoroze gjithë këto muaj për të bërë një përfaqësim sa ma dinitetshëm dhe i jam shumë mirënjohëse kur ju e shpreheni këtë me mesazhet dhe mbështetjen tuaj. Më vjen keq që nuk kaluam në finale por kjo është gara dhe rregullat nuk i përcaktojmë ne shpresoj që ju thjeshtë ta keni shijuar dhe unë të ju kam bërë krenar. Kjo është gjithçka që ma mbush shpirtin plotë dhe ju falënderoj shumë, shumë. Ju dua fortë shqipe ku do që jeni”, ka thënë Besa në Instagram./Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by VIP MAGAZINE (@vipmagazine.al)