Abdixhiku shkon në Suharekë: Thotë se kjo komunë po bëhet qytet i futbollit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë sot një vizitë te klubet nga qyteti i Suharekës, Ballkani dhe Suhareka ’23. Abdixhiku u takua me presidentët e të dy klubeve, Arsim Kabashin dhe Rrustem Aliajn. I pari i LDK-së vlerësoi se Suhareka po bëhet qytet i futbollit, derisa Aliajn e uroi për…

Lajme

10/05/2024 17:57

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë sot një vizitë te klubet nga qyteti i Suharekës, Ballkani dhe Suhareka ’23.

Abdixhiku u takua me presidentët e të dy klubeve, Arsim Kabashin dhe Rrustem Aliajn.

I pari i LDK-së vlerësoi se Suhareka po bëhet qytet i futbollit, derisa Aliajn e uroi për suksesin e shpejtë duke siguruar inkuadrimin në Superligë sezonin e ardhshëm.

Ai gjithashtu përgëzoi edhe Kabashin për kontributin e madh në futboll, duke theksuar se “vetëm falë njerëzve dashamirë të tillë, sporti merr formë”.

Kryetari i LDK-së theksoi gjithashtu se “ndërtimi i infrastrukturës sportive , në veçanti i stadiumeve të futbollit, mbetet prioritet i ‘Rrugës së Re’”.

Postimi i plotë nga Abdixhiku:

“Suhareka, po bëhet qytet i futbollit. Pas sukseseve mbresëlënëse ndërkombëtare të FC Ballkanit, edhe një ekip tjetër i themeluar vetëm një vit më parë po merr formë. FC Suhareka këtë vit është shpallur kampion në Ligën e Parë dhe kështu nga viti i ardhshëm do të luaj në Superligë.

Vizitova sot të dy klubet. Takova Presidentët e klubeve, z. Rrustem Aliaj të FC Suharekës, të cilit i urova për suksesin e shpejtë; dhe Presidentin Arsim Kabashi të FC Ballkanit të cilin e përgëzova për kontributin e madh në futboll. Vetëm falë njerëzve dashamirë të tillë, sporti merr formë!

Ndërtimi i infrastrukturës sportive , në veçanti i stadiumeve të futbollit, mbetet prioritet i “Rrugës së Re”. Përveç Stadiumit Kombëtar të ri në Prishtinë, ne kemi parë dhe ndërtimin e plot 5 stadiumeve rajonale si parakusht i ngritjes sportive kombëtare!”.