Shumë ndeshje, pak futbollistë

Kriza e lëndimeve në Liverpool është thelluar pikërisht para programit të ngjeshur të fundvitit. Mesfushori Jordan Henderson është viktima më e re pasi e lëndoi gjurin pas një ndërhyrje të ashpër nga Kevin Nolan në ndeshjen kundër West Ham Unitedit të shtunën. Dhe, menaxheri Brendan Rodgers mund të jetë i detyruar që të reagojë menjëherë…

Sport

10/12/2013 09:56

Kriza e lëndimeve në Liverpool është thelluar pikërisht para programit të ngjeshur të fundvitit. Mesfushori Jordan Henderson është viktima më e re pasi e lëndoi gjurin pas një ndërhyrje të ashpër nga Kevin Nolan në ndeshjen kundër West Ham Unitedit të shtunën.

Dhe, menaxheri Brendan Rodgers mund të jetë i detyruar që të reagojë menjëherë duke kërkuar përforcime gjatë afatit kalimtar të janarit për të shërbyer mbulesë.

Pasi testet mjekësore konfirmuan se kapiteni Steven Gerrard nuk do të luajë deri pak para Vitit të Ri, dhe me dëmtimin e Hendersonit, Liverpool ka marrë një goditje të fortë derisa përgatitet të vizitojë Tottenhamin, Manchester Cityn dhe Chelsean brenda dy javëve të ardhshme.

Reds kanë mbetur me vetëm dy mesfushorë qendror, Lucas dhe Joe Allen kurse i presin pesë ndeshje në 15 ditët e ardhshme.