Shuhet ëndrra e Liverpoolit

Liverpooli është përshëndetur përfundimisht nga titulli i kampionit në Premierligë. Reds barazuan 3:3 me Crystal Palace të hënën.

Sport

05/05/2014 23:55

Liverpooli i ka humbur pothuajse të gjitha gjasat për titull të kampionit në Premierligë.

Reds nuk arritën më shumë se një barazim ndaj Crystal Palaces të hënën mbrëma, në një ndeshje të çmendur, në të cilën ishin në avantazh prej 3:0.

Joe Allen e kaloi në epërsi ekipin e Brendan Rodgers në minutën e 18-të, ndërsa Daniel Sturridge e dyfishoi rezultatin në minutën e 53-të.

Mirëpo, vendësit u rikthyen furishëm në pjesën e dytë, duke shënuar me Damien Delaney (79’) e Dwight Gayle (81’ e 88’).