Shtëpia në shitje

Shtëpia e Gareth Bale me vlerë prej 2.2 milionë funtesh në Essex është vënë në shitje nga ylli uellsian i cili ka filluar të rehatohet në Real Madrid. Shtëpia me pesë dhoma gjumi në Clarence Gate në Woodford Green është publikuar në uebfaqen për shitjen e pronave rightmove.com, duke i shërbyer mundësinë tifozëve që të…

Sport

10/12/2013 13:40

Shtëpia e Gareth Bale me vlerë prej 2.2 milionë funtesh në Essex është vënë në shitje nga ylli uellsian i cili ka filluar të rehatohet në Real Madrid.

Shtëpia me pesë dhoma gjumi në Clarence Gate në Woodford Green është publikuar në uebfaqen për shitjen e pronave rightmove.com, duke i shërbyer mundësinë tifozëve që të shikojnë nga brendia shtëpinë e Bale.

Bale duke kaluar para shtëpisë

Shtëpia përmban tri banja, tri garazha dhe oborr të madh. Me tri ballkone, shtëpia shërben pamje të mirë nga secili krah dhe publikimi i saj sugjeron se ajo është “moderuar në tërësi” në dy vjetët e fundit, dhe sot mund të jetë edhe më e madhe.

Shtëpia po ashtu thuhet se ka marrë leje për të shtuar edhe katin e dytë, të bashkangjitur me dy dhoma të tjera gjumi dhe një banjë.

Pamja e dhomës së ndejës

Bale tani jeton me qera në shtëpinë e ish yllit të Realit, Leite Kaka në kryeqytetin spanjoll të cilën e paguan 10 mijë funte në muaj.

Pas transferimit në Real Madrid nga Tottenham për rekord 100 milionë euro gjatë verës, Bale ka realizuar nëntë gola në 13 paraqitje.

Kuzhina Dhoma e fjetjes

 

Një zyrë, në rast nevoje