Shqipëria, miqësore me gjigantin evropian

Shqipëria U-21 do të përballet me Italinë në Eliminatoret e Botërorit 2018, por më parë do të luhet një tjetër sfidë midis dy përfaqësueseve në të anët e Adriatikut.

Sport

25/04/2016 09:51

Kjo përballje do të jetë një miqësore mes përfaqësueseve të 21-vjeçarëve, sipas trajnerit të Kombëtares Shpresa, Redi Jupi. Data e takimit do të jetë më 10 gusht 2016 dhe mund të zhvillohet në stadiumin e San Benedetos, me një kapacitet rreth 15 mijë spektatorë, por kjo ende nuk është zyrtarizuar.

Në fakt, Shpresat e Shqipërisë dhe ajo e Italisë së 21-vjeçarëve janë ndeshur disa herë. E fundit ishte në vitin 2007, në kuadër të Eliminatoreve të Evropianit të kësaj grupmoshe.

Kjo miqësore do të jetë një provë para ndeshjeve eliminatore të Euro 2017-ës me Greqinë dhe Izraelin.