I shprehu dashurinë amerikanes, ja çfarë i ndodh të riut nga Arabia Saudite (VIDEO)

Një 19-vjeçar është njohur me një vajzë në rrjetet sociale dhe ka komunikuar herë pas here me të. Abu Sin nga Arabia Saudite i shpreh 21-vjeçares nga Amerika dashurinë e tij dhe në fakt gjithçka po shkonte shumë mirë, pasi edhe Christina Crockett i kishte deklaruar atij dashurinë.

Fun

29/09/2016 18:23

Megjithatë, gjerat nuk kanë shkuar shumë mirë, pasi Abu Sin ka përfunduar në pranga.

Një avokat saudit u ka thënë medieve se videot shkelin interpretimin e ligjit dhe rregulloreve të internetit, sipas Sheriatit të vendit. Abu Sin mund të përballet me deri në tre vjet burg.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që një përdorues interneti në Arabi Saudite është arrestuar për një video që autoritetet e konsiderojnë imorale.

Një djalë i ri është arrestuar në vitin 2013 nga policia fetare pasi ai postoi fotot e “përqafimeve falas” në rrugët e Riadit.