‘Shpërthen’ Courtois: Këto gjëra janë gënjeshtra

Thibaut Courtois ka hedhur poshtë spekulimet se i frikësohet stërvitjes nën urdhrat e Antonio Contes dhe Jose Mourinhos te Real Madrid.

Sport

27/10/2018 09:51

Gazeta spanjolle ‘El Pais’ të premten ka raportuar se portieri i Kombëtares së Belgjikës nuk do të ishte i lumtur nëse do të punonte sërish me ish trajnerët e tij të Chelsea.

Pozita e Julen Lopetegui te Real Madrid është rrezikuar dukshëm me rezultatet në ndeshjet e fundit, ku kanë arritur vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit.

Jose Mourinho dhe Antonio Conte janë përfolur si pasues të mundshëm të trajnerit spanjoll në rast shkarkimi të tij.

“Unë dua të mohoj kategorikisht informacionin e botuar në ‘El Pais’ në lidhje me karakterin tim”, ka shkruar Courtois, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ato janë gënjeshtra që më dëmtojnë mua si profesionist”, ka shtuar ai, duke paralajmëruar edhe veprime ligjore kundër kësaj medie./Lajmi.net/