Shpejtësi 1600 km në orë, Bloodhound zhvillon testin e parë (VIDEO)

Quhet “Bloodhound” dhe është projektuar për të thyer rekordin e shpejtësisë prej 1.227.985 duke arritur deri në 1600 kilometra në orë.

Fun

28/10/2017 21:10

Makina e projektuar nga një skuadër britanike ka kryer testet e para publike ditën e enjte e drejtuar nga piloti Andy Green në aeroportin e “Newquay”, në perëndim të Anglisë.
Rekordi aktual i vendosur nga një automjet në tokë është 1.227.985 kilometra në orë, i kapur në 15 tetor të vitit 1997 në Black Rock të SHBA.
Ekipi i “Bloodhound” përbëhet nga ekspertë të Formula 1 dhe të aerodinamikës. Fuqia e këtij automjeti sigurohet nga motori i Rolls-Royce EJ200, raketës Nammo dhe nga motori i Jaguar V8.